Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve G. Hicka, I. Nishali dhe G. Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe në ngarkim të të pandehurve K.Balloma dhe B. Boҫi të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në seancën e sotme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
U vendos dërgimi në gjyq i çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: G. Hicka, I. Nishani, G.Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal; K. Balloma dhe B. Boçi të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;
Historia/ Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit, dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30. 000 lekë. K. Balloma ka kallëzuar vetë në SPAK 3 inspektorët e mjedisit të cilët i kanë kërkuar 30 mijë lekë që mos t’i vinin gjobë për trajtimin e mbetjeve spitalore. Ka thënë se i ka dhënë lekët, dhe të nesërmen ka bërë kallëzim. Spak i ka marrë të pandehur në 2021, 3 inspektorët e mjedisit, por nuk ka ngritur akuzë për mjekët. E kthyer një herë gjykata, SPAK arriti në të njëjtat përfundimi dhe GJKKO e ka rikthyer sërish me kërkesën për të marrë të pandehur mjekët. Inspektorët pretendojnë që nuk i kanë marrë paratë. Të gjithë janë në hetim në gjendje të lirë, ndërkohë që SPAK pritet ta apeloj vendimin e gjyqtarit paraprak. a.b
/DRONI.al/
loading...