Mungesë transparence nga mazhoranca për 7 ligjet, Kuvendi nuk mund të mblidhet...

Mungesë transparence nga mazhoranca për 7 ligjet, Kuvendi nuk mund të mblidhet as në 11 gusht

59
0
Shares

Nënkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, shprehu dje shqetësimin për mungesën e transparencës nga ana e mazhorancës lidhur me vijimësinë e procesit e reformës.
“Opozita është e gatshme të kontribuojë me konsensus që tani. Madje të gatshëm të mbledhim Komisionin që ditën e hënë. Ditën e hënë do të shohim prirjen e mazhorancës. Duan negociim dhe konsensus apo konflikt. Ne jemi të gatshëm vetëm për vullnet të mirë, kontribut konstruktiv dhe konsensus. Ato batuta bajate dhe folklorike si 1 milion votat, u ka rënë varaku, kallaji dhe janë bërë bajate. Shpejt do e kuptojnë sa vota do u rezervojnë shqiptarët, që të papunë e nën taksa e polici mbytëse, duhet të zgjedhin midis kanabisit dhe emigrimit”.
“Ekspertët e opozitës po punojnë me intensitet mbi draftin që kryetari i Komisionit shpërndau në ora 22:20 të datës 26 korrik, ndërkohë pretendonte të bënte mbledhje të nesërmen. Imagjinoni ç’transparencë ka ky proces, transparencën e errësirës, të faktit të kryer dhe afateve ultimative. Nëse ky ligj do të diskutohet, përmirësohet dhe miratohet me konsensus, i shtron rrugën edhe ligjeve të tjera në të njëjtën mënyrë. Nëse jo, do të jetë këmbanë alarmi për pjesën tjetër të reformës”.
Sipas tij të pretendosh që Parlamenti mund të miratojë 7 ligjet pa hyrë në fuqi amendamentet kushtetuese me datë 11 gusht, është një gafë dhe një provokim politik. Bylykbashi thotë për “GSH”, se nuk do të ketë mbledhje të parlamentit me datën 11 gusht pasi sipas tij edhe këtë e ndalon Kushtetuta.
Opozita po punon për të përmbyllur ligjin e “vetting”-ut. Por të pretendosh qe Parlamenti mund të miratojë ligjin këtë javë pa hyrë në fuqi amendamentet kushtetuese më datë 11 gusht, ishte vërtet një gafë për t’u shkulur gazit. Edhe ndërkombëtarët i lanë në baltë sepse pranuan që nuk mund të bëhej pa hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese. Pra është provokim politik për konsum mediatik por me një çmim shumë të lirë…
Kushtetua ka një afat limit dhe parlamenti nuk mund të mblidhet përpara datës 11 gusht. Gjatë kësaj kohe dhe deri më datën 4 shtator, parlamenti mund të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme por jo më datën 11 gusht. Pas botimit në fletoren zyrtare më datë 27 korrik të ndryshimeve kushtetuese, ato duhet të kalojnë 15 ditë që ato të hyjnë në fuqi. Më herët, nuk mund të paraqiten në Kuvend e të shqyrtohen ligje që nuk kanë bazë kushtetuese. Ndaj duhet kohë për të shqyrtuar 7 ligjet dhe opozita do të vazhdojë të respektojë Kushtetutën por e angazhuar plotësisht”.
Ai garanton se opozita është e gatshme për konsensus, vullnet pozitiv dhe respekt ndaj kushtetutes ndaj dhe saktëson se qëndrimi i opozitës është i prerë se miratimi i 7 ligjeve do të kalojë vetëm pasi Kushtetuta e re të marr fuqi.
Në intervistën për “GSH”, Bylykbashi sqaron edhe arsyet e mungesës së pjesëmarrjes së opozitës në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave për kontribuuesit e reformës në drejtësi.
“M’u duk sikur pashë një krehje narciziste në pasqyrë… Është koha për punë dhe jo për festime shfaqjesh ku celebrohet konflikti. Kryeministri dhe kryetari i komisionit edhe një herë të vetme nuk u përmbajtën dot pa sulmuar opozitën. Qartazi u ka djegur shumë që opozita i arriti objektivat e saj të bazuar tek principet dhe standardet e Komisionit të Venecias. Dhe kjo do të thotë që iu shkërmoqën planet e kapjes së drejtësisë. Ne edhe atë ditë ishim plotësisht të impenjuar për të kontribuar në përmirësimin e projektligjit të “vetting” -ut. Ka ende shumë punë deri te festimet”.
oerd bylykbashi_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY