BELSH/ Kërcënoi me çifte, prodhonte vetë fishekët, në pranga Xhaferri

BELSH/ Kërcënoi me çifte, prodhonte vetë fishekët, në pranga Xhaferri

106
0
Shares

Kanosi me armë gjahu, për motive të dobëta, një shtetas, kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të banesës, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari, Sylejman Xhaferri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në fshatin Çepë, Belsh, kanë shkuar në adresën e dhënë, me parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Sulejman Xhaferri, 62 vjeç, banues në fshatin Çepë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu, shtetasin R. K., 75 vjeç, banues në fshatin Çepë”, njoftoi policia e Elbasanit.

Gjithashtu, 62-vjeçari ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës (ka fshehur armën e gjahut) dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin e banesës.

Në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY