Berisha: Bashkia e Erion Veliajt gjëmon nga mëngjesi në darkë kundër Edi...

Berisha: Bashkia e Erion Veliajt gjëmon nga mëngjesi në darkë kundër Edi Ramës

104
0
Shares

Për asambleistët Rama përdori metodat që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit, ju vërsul Veliajt, duke i thënë se je bërë një hiç, tha ndër të tjera Berisha sot.

“Për asambleistë Edi Rama vendosi kontrollin e plotë dhe total në sallë, saqë edhe për nevoja personale, Gramozi u detyrua ti dërgonte dy letra për ti marrë leje.

Ju vërsul Erion Veliajt, jo se ke ngrënë dardha të prishura, por se je bërë një hiç, në një OJF. Këtu para jush kam treguar se si bashkia e Tiranës, gumëzhin nga mëngjesi në darkë kundër Edi Ramës. Por gumëzhitja ka arritur edhe në Surrel, prandaj dhe u kthye sot në sallën e plenumit të asamblesë.
Terrorit nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka dhe të tjerë indirekt.
Miqtë e mi!
Edi Rama sot ju tha asamblejistëve se jeni të kontrolluar prej tij në çdo hap, akt. Ti zonja Xhaçka e ke harruar Facebook, nuk na bën më as like. Imagjinoni ju diktatorin se si ua kontrollon, Tik Tokun, Instagram, Facebook”, komentoi Berisha në fjalën e tij në protestën e përnatshme. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY