“Në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Ahmetaj ishin...

“Në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Ahmetaj ishin 100% të vërteta”

170
0
Shares

Në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Ahmetaj ishin 100% të vërteta, komentoi këtë mbrëmje kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e përdishme tek apartamenti i tij ku mbahet në arrest shtëpiak prej 30 dhjetorit 2023.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Edi Rama tek hynte në asamble, në krah kishte Charles McGonigal. Para tij ecte Arben Ahmetaj, gazetarja e pyet, e len pa gojë e len pa mend, nxihet dhe ikën.

Ndalni pak. Mos harroni këtë asamble.
Cilat qenë dy anët e saj të dashur qytetarë.
Për ju, për shqiptarët, socialistët, papartitë, asambleja ishte një heshtje varri, sepse Edi Rama përdori ndaj qytetarëve shqiptarë, kodin e omertas, kodin e mafias, sipas të cilës anëtarët janë të betuar të mos çelin gojën, se përndryshe i pret plumbi pas veshit.
Asgjë nuk pipëtin.
Nuk kishte më fjalime për inteligjencën artificiale, as për hidrogjenin e Bulqizës, apo metanin e Shpiragut.
Jo, jo, kishte omerta, omerta, omerta.
Në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Arben Ahmetaj ishin 100% të vërteta.
Se ajo heshtje vdekësore, vetëm sa konfirmoi një për një ato akuza të tmerrshme.
Arben Ahmetaj në të vërtetë në intervistën e tij certifikoi të gjithë vërtetësinë e akuzave të opozitës, se Edi Rama është autori kryesor i djegësave në Shqipëri.
Se Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës.
Arben Ahmetaj dëshmoi para shqiptarëve se vetingu është një akt fund e krye politik, se drejtohet me mesazhe dhe dokumente false dhe se u bë me gjah shtrigash.
Ai u tha shqiptarëve se kreu i ekzekutivit ka kryer veprime të llahtarshme, ndaj dhe omerta, sepse të llahtarshme për çdo njeri normal janë aktet e vrasjes, pengmarrjes, detyrimit me forcën e armëve për ti kryer një akt kriminal tjetrit.
Në rastin e Ramës, me avion privat në dispozicion jashtë çdo kontrolli, janë dhe mund të jenë baulet me tonelata drogë, pasi siç thotë Ahmetaj është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, ose baulet me narkoeuro, ose kontot bankare të ofshore.
Mos harroni se në 2014 u akuzua nga OSBE-ja se ka 200 mln euro ofshore. Pra llahtari këto mund të jenë, ndaj dhe kodi i mafias për qytetarët shqiptarë.
Arben Ahmetaj e akuzoi Edi Ramën se i ka kërcënuar në mënyrën më të rëndë në kryesi, dhe më pas janë kërcënuar fëmijët, familja. Asnjë anëtar kryesie nuk doli ta mohojë. Të gjithë i pranuan me heshtje denoncimet e Ahmetajt.
Kjo ishte asambleja për qytetarët. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY