Rama komenton pas mbledhjes akuzat e Arben Ahmetaj për të

Rama komenton pas mbledhjes akuzat e Arben Ahmetaj për të

151
0
Shares

Kryeministri Edi Rama komentoi sot pas mbledhjes në lidhje me akuzat e Arben Ahmetaj, direkt për të por edhe për drejtues të tjerë të rëndësishëm në qeveri, pushtet lokal dhe PS.

Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni të sigurt se leximin e tyre dijmë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër sepse mbi të gjitha prej shumë vitesh kemi instrumenta shkencore që zhvillojmë anketim të rregullta për opinionin, fokus grupe për të kuptuar çfarë presin nga ne, me qytetarët që na votojnë ose jo e kështu me radhë. Për qytetarët mos u shqetësoni se ata janë shumë të qartë sepse ata merren gjithmonë…Unë e kam thënë dhe e përsëris, janë politikisht një bashkësi jashtëzakonisht e interesuar dhe me nuhatje, dinë t’i ndajnë gjërat. Është një pyetje e kotë, e përsëritur që ka një përgjigje. PS dhe unë nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë, çdokush që ka çështje me drejtësinë, i ka me drejtësinë. Ata që ndihen viktima të forcave të errëta, nuk është aspak për mua ta shpjegoj këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë, t’i zgjidhi me drejtësinë. Nuk bën përjashtim askush, për asnjë arsye. PS nuk bën komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë, kjo vlen për të gjithë. Fatmirësisht kemi sot një ditë të re në rrugëtimin ende të gjatë të drejtësisë në Shqipëri dhe në këtë ditë të re kemi një pikë referimi që është struktura anti-korrupsion për të bërë të mundur atë që deri dje dukej e pamundur. Misioni i PS është të bëjë të mundura gjëra që për të tjerët kanë qenë të pamundura. Koha kur flamuri i partisë ishte gjethe fiku apo çarçaf për të mbuluar hijet në trup ka vdekur”, tha Rama.

Para fillimit të Asamblesë së PS, Rama refuzoi tërësisht të përgjigjej lidhur me ish-ministrin Arben Ahmetaj.

-Gazetarja Ambrozia Meta: A është e vërtetë që e keni kërcënuar zotin Arben Ahmetaj siç edhe ai pretendon?

Edi Rama: PS është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është e nevojshme një hapje e madhe e partisë dhe përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë dhe kërkojnë hapësirë me të drejtë.

-Gazetarja Ambrozia Meta: Janë të vërteta pretendimet e Ahmetajt se ju hani qofte me oligarkët dhe më pas ju jepni pasurinë e Shqipërisë?

Edi Rama: Jemi këtu për të bërë një analizë dhe për të marrë veprime të tjera, në kuadër të modernizimit të partisë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY