Mbetesh pa frymë, ia marrin makinën për ta lyer por duan ta...

Mbetesh pa frymë, ia marrin makinën për ta lyer por duan ta shtypin me të. Ecje në Shkozet me pronarin mbi kofano

152
0
Shares

Kjo histori që ka ndodhur në Durrës të lë pa frymë.

Një person me inicialet E. A. kishte çuar automjetin e tij për ta lyer në servisin e Domeniko Ceni, 27 vjeç dhe Ermal Ceni, 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por leviznin me të, në qytet.

Makina që do lyhej

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

“Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh.

2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të levizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Si përfunsim u arrestuan shtetasit Domeniko Fatmir Ceni dhe Ermal Fatmir Ceni, të datëlindjeve 03.01.1997 dhe 24.09.2004, banues në Fermë Sukth, Durrës, me arsim 9 klasë, profesion bojaxhi automjetesh,
a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY