Rteth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.
“Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës.
Ndërkaq zjarrfikëset dhe krevate të urgjencës ndodhen në oborrin e ndërtesës. Një numër i madh familjarësh po qëndrojnë rrotull godinës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/