Zyra antikorrupsion e PD publikoi sot mandat pageaa të inceneratorëve për disa media në qeveri e pranë saj në Tiranë.
”Për ta kuptuar se pse Baton Haxhiu kërcënoi Belind Këlliçin, do t’ju paraqesim një pasqyrë të pagesave që Erion Veliaj, me paratë e inceneratorëve, dalë nga xhepat tuaj, u bën mediave dhe njerëzve të lidhur me to”, tha sot zëdhënësja antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli.
FAKTET/ Kështu, Fondacionit Mediatik Dritan Hoxha, një degë e Top Channel, i ka dhënë një shumë prej 56 milion lekësh të rinj nëpërmjet pagesave, të ashtuquajtura projekte kulturore, gjithësej shtatë të tillë, nga viti 2016 deri në 2023
Qendrës URA, e përfshirë në kallzimin penal të depozituar nga deputetët e PD për Bunkart 1 dhe 2, I ka dhënë 22.2 milion lekë. Edhe në këtë rast fondet nga incineratorët janë maskuar nën zërin ‘projekte kulturore’, të tilla si ‘maratona e jetës’, ‘bunk jazz’, ‘magic show art’, e të tjera.
Top Albania Radios, një tjetër degë e Top Media, një fond prej 8.7 milion lekësh, të ndara në tre projekte kulturore ,në vitet 2021, 2022 dhe 2023
Top News, po ashtu satelit i Top Medias, një projekt kulturor të quajtur ‘Ora e Tiranës’ në vlerën e 5 milion lekëve të rinj në vitin 2023.
Kështu, Erion Veliaj, pronari faktik i incineratorit të Tiranës, sipas ish nr. 2 të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj, ka paguar në total 92,7 milion lek të rinj që mediat dhe “VIP-at”, ti bëjnë fresk, t’i ndreqin imazhin dhe të mbyllin ekranet e mediave. Më kryesorja, Veliaj ka blerë heshtjen e medias ndaj megaskandalit të incineratorit inekzistent të Tiranës.
“Dhe kjo ka funksionuar mire, sikurse e pamë në rastin e gazetarit lobist dhe këshilltar, Baton Haxhiu, kur kërcnoi publikisht denoncuesin kryesor të inceneratorit të Tiranës, dhe rivalin e Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi.
Këto janë provat që paraqesim para publikut, sepse e dimë se SPAK nuk i mer parasysh faket që kanë të bëjnë me Ramën dhe Veliajn. Është i njëjti SPAK që deklaronte se nuk i di kush janë pronarët e incineratorëve dhe tashmë që i tregoi Arben Ahmetaj, prapë bën sikur nuk e di apo nuk ka dëgjuar gjë”, deklaroi Vangjeli. a.b
FATURAT
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/