“Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa...

“Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa”

95
0
Shares

20 shkurti nuk është thjeshtë një ditë proteste. Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në protestën e zhvilluar pranë shtëpisë së tij.

FJALA E BERISHËS/ Sot është dita e 9 që Edi Rama nuk ka folur për veprimet e llahtarshme për të cilat e akuzoi Arben Ahmetaj.
Nuk ka folur një fjalë të vetme për kërcënimet mafioze që i ka bërë zëvendësit të tij.
Nuk ka folur një fjalë të vetme për vjedhjen e shekullit.
Nuk ka folur një fjalë të vetme i denoncuar si arkitekt i kanabizimit të vendit.

Le të pyesim se çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë në se zbulohej se kryeministri i tyre kishte shpenzuar 22 mln euro duke udhëtuar në 18 muaj 140 herë me avion në dispozicion, ndërkohë presidenti i SHBA në 4 vite ka udhëtuar gjithsej 72 herë me ‘Air Force One’.
Qytetarët evropiane nuk do të lejonin kurrë që një avion i tillë dhe pasagjeri i tij kryeministër të ngrihej të ulej nga pista e aeroportit të vendit të tyre.
O sot o kurrë të bashkohemi dhe me 20 shkurt ti tregojmë vendin, të tregojmë veten evropiane të vërtetë, të dëshmojmë se kemi gjithë forcën dhe vullnetin dhe do ta bëjmë Shqipërinë si Europa.

Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë në rast se kryeministri do të udhëtonte me avion taksi dhe që kontrollohej vetëm nga Sinan Idizi dhe që me të drejtë përflitet, dyshohet se rëndom transportonte kuintal apo tonelata bagazhe diplomatike që mund të jenë drogë apo baule me dhjetëra e qindra milionë euro të vjedhura me djegësa, sterilizim, rrugë që niseshin për kontot ofshore dhe të tjerë.
Qytetarët evropiane nuk do të lejonin kurrë që një avion i tillë dhe pasagjeri i tij kryeministër të ngrihej të ulej nga pista e aeroportit të vendit të tyre.
O sot o kurrë të bashkohemi dhe me 20 shkurt të dëshmojmë se si europianë të vërtetë, si ju sot të kemi të gjithë vullnetin dhe forcën që të bëjmë Shqipërinë si Europa.
Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë në rast se kryeministri do të shkatërronte demokracinë duke arrestuar për motive strikt politike, liderin e opozitës.
Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë nëse mbyteshin zona të tëra, dhjetëra e dhjetëra fshatra, përvetësohej 1.4 mln metrë katrorë tokë në portin e Durrësit.
Një kryeministër nuk do të mund kurrë të gdhihej të nesërmen në detyrën e tij.
Prandaj miq, 20 shkurti nuk është thjeshtë një ditë proteste.
Në 20 shkurt ne i provojmë botës se Shqipëria është gati për Europën.
Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa.
Me 20 shkurt ne do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe pikënisje e parë e kësaj mosbindje të fuqishme jeni ju, misionarët e ndryshimi, shpresës, sepse ju ndriçuar fatin e Shqipërisë në orët më të zeza të demokracisë shqiptare.
Ju si europianë të vërtetë morët mbi shpatulla opozitën e sulmuar dhe e shpëtuat atë nga fundi fatal.
Zoti ju bekoftë ju, qëndrestarëve të pamposhtur. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY