GJKKO konfiskon pronat e Gezim Cafit në Shkodër

GJKKO konfiskon pronat e Gezim Cafit në Shkodër

395
0
Shares

GJKKO vendosi sot të konfiskojë disa prona që i përkasin Gezim Cafit, dënuar për tentativë vrasje.

Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Gëzim Cafi, i deklaruar fajtor në 2005, me vendim të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.9, datë 22.06.2023, ndër të tjera, ka vendosur konfiskimin e pasurive të paluajtshme, si më poshtë:

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 900 m2, e cila ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi;

Objekti tre katësh, me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, me destinacion Bar -Restorant – Hotel, i cili ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi.

Nje raporti i policise i bërë më herët ka bere permbledhjen e pasurise qe zoteron familja Cafi ne Shkoder. OFL i ka derguar sot formularin e pasurise e cila nese nuk justifikohet nga burime te ligjshme do te sekuestrohet.

Bledar Cafi, i arrestuar në Francë dhe ekstraduar në Shqipëri si pjesëmarrës në një vrasje rezulton të ketë ngritur biznese në Shqipëri, si Bar-Kafe, një kompani peshkimi në lumin Buna dhe një njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë në Shkodër.

Sipas raportit të policisë njësia tregtare është hapur në datën 6 prill 2018 në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Objekti i kësaj njësie  tregtare është “Tregtim i artikujve ushqimorë me shumicë dhe pakicë”.

Cafi zotëron 45% të aksioneve në kompaninë e peshkimit “Dajlani” në Shkodër. Objekti i kësaj kompanie është zënie dhe tregti të peshkut në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe në lumin Buna.

Nga verifikimet e kryera rezulton se vëllai i Bledar Cafit, Gëzim Cafi, i dënuar për akuzën e “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen të kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, nuk ka asnjë pasuri në emër të tij.

Pasuria e tij është në emër të bashkëshortes. Bëhet fjalë për një bar-Restorant dhe Hotel në zonën Rrethina në Shkodër. Hoteli sipas burimeve quhet “Zues” dhe komplesi “Prince of Lake”. Ndërsa mësohet se në emër të njërit prej djemve të Gëzim Cafit, ndodhet një biznes Bar-Kafe dhe shezllone me qera në bregdetin e Velipojës në Pulaj. Ky biznes momentalisht ndodhet me status të ç’regjistruar.

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY