Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar Kastriot Gjongeci, me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin Denis Gjongeci, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. Gjongeci 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kiti Kazazi, 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar”, njofron AMP.
Mësohet se shkak ishte një sherr të mërkurën mes Denis Gjongecajt dhe Kiti Kazazi për shkak te një parakalimi me makinë. Denis Gjongecaj, djali i policit është konfliktuar verbalisht me 29-vjeçarin dhe janë ofenduar me njëri-tjetrin.
Ndesa një ditë më parë Denisi ka qenë bashkë me babanë e tij polic Kastriot Gjongecaj në Kavajë, ku kanë hasur Kiti Kazazin. Të 3 personat kanë dalë nga makina dhe janë konfliktuar sërish.
AMP dyshon se ka qenë djali i policit ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj makinës së Kiti Kazazit i cili fatmirësisht nuk është lënduar. Nga hetimet rezulton se janë shkrepur 3 plumba, ku një plumb ka kapur pjesën e makinës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/