Berisha: Në rrugët e Shqipërisë gjatë këtyre 10 viteve janë shpenzuar 9...

Berisha: Në rrugët e Shqipërisë gjatë këtyre 10 viteve janë shpenzuar 9 miliardë euro dhe janë vjedhur 90 përqind e tyre

72
0
Shares

Në rrugët e Shqipërisë gjatë këtyre 10 viteve janë shpenzuar 9 miliardë euro dhe janë vjedhur 90 përqind e tyre, deklaroi sot në protestë kreu i PD, Sali Berisha ndërsa tha se asnjë i huaj nuk do të na heqë lakun e korrupsionit po nuk e hoqëm vetë.

DEKLARATA/ Në rrugët e Shqipërisë gjatë këtyre 10 viteve janë shpenzuar 9 miliardë euro, janë vjedhur 90 përqind të tyre.
Janë ndërtuar rrugë 10, 15 herë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Europës.
Ndaj dhe thirrja juaj, o sot o kurrë, të marrim në dorë fatin tonë, është për çdo shqiptar.
Për çdo shqiptar që kërkon të votojë i lirë.
Për çdo shqiptar që kërkon që taksat e tij t’i kthehen në mirësi, në rroga, pensione, shërbime, rrugë.
Për çdo shqiptar që kërkon që me votën e tij të ndryshojë qeverinë që nuk do.
Miqtë e mi, të mos harrojmë se kurrë nuk duhet të presim nga njeri që do të vijë nga jashtë dhe të na garantojë të drejtën e votës.
Kurrë nuk duhet të presim nga një njeri se do vijë nga jashtë të kapë për zverku qeveritarët tanë hajdutë.
Jemi ne që kemi detyrë mbi detyrat tona t’i japim duart njëherë e përgjithmonë këtij regjimi.
Thirrja juaj o sot o kurrë u drejtohet mbarë të rinjve shqiptarë, të cilët të injoruar në mënyrë armiqësore nga regjimi, të cilët me qëllim bëhet gjithçka që të largohen nga Shqipëria.
Kjo thirrje është për secilin prej tyre, të bashkohet me ne për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e fitores, në rrugën e zhvillimit, në rrugën e begatisë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY