Ekzekutohet biznesmeni i njohur grek me lidhje shqiptare, si ndodhi vrasja

Ekzekutohet biznesmeni i njohur grek me lidhje shqiptare, si ndodhi vrasja

237
0
Shares

Vetëm 200 metra nga shtëpia e tij u qëllua për vdekje këtë mbrëmje një biznesmen i njohur grek i lidhur me Shqipërinë.

Christos Gialia u ekzekutua me breshëri plumbash kallashnikovi mbrëmjen e kësaj të mërkure kur po lëvizte me makinën e tij në Mandra.

Më pas autorët i vunë zjarrin makinës së viktimës me qëllim që të zhduknin çdo gjurmë që mund t’i zbulonte raportuan mediat greke.

Policia ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor ndërsa nga  hetimet mësohet se pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili mendohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

Viktima ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës. Ai ishte pronar dhe agjent i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018 edhe ish-bashkëshortja e tij u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra. Edhe pse ishte rimartuar biznesmeni mbante marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten. Sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja pasi autorët besonin se ajo kishte para. Ata i ngritën pritë asaj jashtë shtëpisë kur po kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë.

Lidhjet me Shqipërinë

Biznesmeni ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Ai rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku apo Thimi Prifti, 56 vjeç, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar furnizonte me cigare Thimi Priftin. Ky i fundit kishte precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge, shkruan lapsi.al

Albanian killed in Athens, Greek media: It is suspected that order came  from prison | Euronews Albania
Thimi Prifti

Ka dyshime se të dyja vrasjet mund të lidhen me njëra tjetrën. Biznesmeni i ekzekutuar sot, rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë. Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve dhe se pas këtyre vrasjeve mund të jenë autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY