Plagosje me thikë në Vlorë, ndërhyrja e policisë nuk lë hapësirë për...

Plagosje me thikë në Vlorë, ndërhyrja e policisë nuk lë hapësirë për autorin

139
0
Shares

Plagosi me mjet prerës (thikë) 61-vjeçarin, falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Vlorës, autori i dyshuar i plagosjes.

Sot, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY