Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kushtetuesja pranon ankesën e opozizës për ‘Rregulloren e Parlamentit’

07/02/2024
Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për pezullimin e cështjes së zgjedhjeve lokale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se ka pranuar ankesën e 45 deputetëve të opozitës që kundërshtojnë rregulloren e re të Parlamentit.

Sipas amendimeve të reja në rregullore deputeti mund të përjashtohet deri në 60 ditë nga jeta parlamentare në rast të shkeljeve etike të cilat perceptohen si shkelje penale nga deputetët e tjerë.

Rregullorja e re e Parlamentit hyri në fuqi më 18 Dhjetor 2023 me votat e mazhorancës socialiste. Ndryshimet u miratuan në përpjekje për të demotivuar rezistencën e deputetëve të opozitës ndaj bllokimit të tyre në Kuvend nga mazhoranca.

DETAJET:

Më datën 19 dhjetor 2023, një grup prej 45 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e vendimit nr. 126/2023, datë 14.12.2023 të Kuvendit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si edhe pezullimin e zbatimit të tij deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e datës 25.01.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, sot, në datën 07.02.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

Në lidhje me kërkesën për pezullim, me shumicën e votave, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi shqyrtimin e saj në seancë plenare.

Për shkak të natyrës së kësaj çështjeje dhe pretendimeve e kërkimeve të parashtruara, shqyrtimi i saj do të bëhet nga Gjykata me përparësi, duke reduktuar, për këtë arsye, edhe afatet e palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe të qëndrimeve të tyre. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.