Kapet dhe vihet në pranga një 42-vjeçar në kërkim, i dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
Adion Xhuveli, 42 vjeç, banues në Orikum.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi në vitin 2021, ka kanosur një shtetase 45 vjeçe, se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/