Me 3 emra por kapet në Elbasan, u dënua për prosti*ucion në...

Me 3 emra por kapet në Elbasan, u dënua për prosti*ucion në Itali

225
0
Shares

Kapet dhe vihet në pranga nga policia e Elbasanit një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

U vu në pranga Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY