“Pa Melonin nuk bëhej”. A u shkëmbye marrëveshja e emigrantëve me atë...

“Pa Melonin nuk bëhej”. A u shkëmbye marrëveshja e emigrantëve me atë të pensioneve

107
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot marrëveshjen e pensioneve Shqipëri Itali duke lënë të kuptohet pa dashje se marrëveshja ishte shkëmbim me atë të emigrantëve kur theksoi se pa Melonin kjo do të ishte e pamundur.

Dhe në fund, po jo për nga rëndësie, Kryeministren e Italisë dhe bashkëudhëtaren e çmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane, Giorgia Meloni, pa të cilën nënshkrimi i sotëm i dokumentit përfundimtar të kësaj marrëveshjeve jetike për shqiptarët e Italisë, thjesht nuk do të kishte ndodhur”,  deklaroi Rama në përshëndetjen e tij.

Marrëveshja e pensioneve u nënshkrua pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese në Tiranë legjitimoi marrëveshjen për emigrantët Rama -Meloni.

Përpjekjet për një marrëveshje për pensionet kishin vite që kishin nisur por pa një përfundim.

Ndërkohë në Tiranë po kërkohet nga partitë e vogla votimi i emigrantëve dhe Rama mund të jetë nxitur edhe nga mundësia e votimit nga emigrantët në zgjedhjet që priten të mbahen në 2025.

“Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur. Fillimisht dukej krejt e pamundur për shkak të peshës domethënëse financiare të një marrëveshjeje të tillë. Por ja ku ia dolëm edhe kësaj, ndërkohë që këto dhjetë vjet nisëm dhe mbyllëm me sukses  negociatat për marrëveshjet e pensioneve me plot 16 shtete, që nga Gjermania deri në Kanada, ndërkohë që të gjitha qeveritë e mëparshme të mbledhura bashkë kishin mbyllur vetëm një të tillë në thuajse çerek shekulli, atë me Turqinë dhe edhe atë e ka negociuar e mbyllur një tjetër qeveri socialiste para thuajse njëzetë vjetësh.

Sot është dita për t’i falenderuar të gjithë ata që na dëgjuan e na mbështetën nga pala mike italiane. Janë disa, janë më shumë se sa kaq, por në mënyrë të veçantë dua të falenderoj pesë persona:

Senatorin Italian Tommaso Nannicini, i cili u angazhua personalisht për ta mbajtur gjallë në labirinthet e pafundme të burokracisë italiane, procesin tejet të vështirë të negociatave të tejzgjatura.

Ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme, mikun e shtrenjtë Luigi di Maio, i cili i dha procesit një shtysë të konsiderueshme përpara gjatë qëndrimit të tij në detyrë.

Ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, pa të cilin ky proces mbase nuk do t’i kishte mbijetuar inercisë së shtyrjes së pafundme.

Ambasadoren tonë në Romë, Anila Bitri, e cila punoi me shumë përkushtim pranë autoriteteve italiane si zëdhënëse e të drejtës legjitime të gjithë shqiptarëve që kanë punuar e kanë paguar sigurime shoqërore në Itali”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY