Sulmoi me sëpatë gruan dhe mikun e saj në një dyqan në...

Sulmoi me sëpatë gruan dhe mikun e saj në një dyqan në Dibër

195
0
Shares

Sulmoi me sëpatë të shoqen dhe një burrë tjetër, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë në Dibër parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes.

Sherri dramatik ndodhi në një dyqan. 39-vjeçari, gjatë kohës që tentoi të godiste bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe dyqanin.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY