Linjë nënujore interneti mes Shqipërisë dhe Egjiptit, One në projekt shton skepticizmin

Linjë nënujore interneti mes Shqipërisë dhe Egjiptit, One në projekt shton skepticizmin

201
0
Shares

U nënshkrua sot Memorandumi i Mirëkuptimit mes qeverisëshqiptare dhe 4iG për ndërtimin e një linje kabllore direktenënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit.

Rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe falë zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur lidhja ndërkontinentale nënujore me fibër optike për Shqipërinë, pasi do të mundësojë lidhjen edhe me Afrikën dhe Europë-Azinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku  dhe CEO i 4iG Group Péter Fekete, e cila është kompania që në Shqipëri aktualisht zotëron dhe administron kompaninë e telefonisë celulare ONE në njëceremoni të posaçme, ku merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Kompania One është kritikuar dhe braktisur nga mijëra abonentë vitin që shkoi për cilësinë e keqe të transmetimit dhe shëbimeve. Praltikisht telefonia celulare në vend ëashzë në situatë duopoli duke ukir konkurenvën, rritur çmimet dhe zbritur cilësinë e shërbimeve.

“Si sistem i parë që lidh dy vendet, rruga e planifikuar e linjave nënujore në Mesdhe do të jetë unike duke shtuar diversitetin e rrugëve digjitale, që lidhin Mesdheun në mënyrë tradicionale që janë ato që lidhin Egjiptin me Francën, me Italinë, duke dhënë kështu një mundësi të tretë. Ky sistem do të zotërojë një njëpjesë të konsiderueshme të tregut të madhe dhe të zhvillimit të trafikut të dhënave mes Azisë, lindjes së Afërt dhe padyshim të Evropës.” – shpjegoi Ministrja Balluku në fjalën e saj, teksa tha ndër të tjera se investimi vlerësohet në vlerën 100 deri në 115 milionë euro.

Ndërsa CEO i 4iG Group Péter Fekete, në përshëndetjen e tij u shpreh se projekti shënon një moment kyç në evoluimin digjital të Shqipërisë. Kjo marrëveshje që nënshkruajmë sot ështëdëshmi e angazhimit të 4iG për Shqipërinë dhe ekonominëshqiptare në shumë drejtime. Mundësia për këto kabllo nënujore që do të lidhë Shqipërinë me Egjiptin është me rëndësi kyçeqoftë për Shqipërinë, qoftë për 4iG. Ky projekt do të lejojë Shqipërinë që të bëhet një pikë e re hyrëse dhe një vendndodhje strategjike për operatorët afrikanë, të Lindjes së Mesme dhe aziatikë. Projekti shënon një moment kyç në evoluimin digjital të Shqipërisë.”theksoi ai.

Marrëveshja e Mirëkuptimit parashikon, ndër të tjera, përmbushjen e angazhimeve që Shqipëria ka, edhe në kuadër të bashkëpunimit më partnerë strategjikë si SHBA e Bashkimi Europian, lidhur me respektimin e standardeve më të larta të sigurisë dhe infrastrukturës digjitale e besueshme, si dhe konektivitetit me vendet e treta, duke promovuar që gjatë konceptimit e zbatimit të këtyre projekteve të sigurohet:zgjedhja e ofruesve të besueshëm për kabllot nënujore (subseacable providers) në veçanti për projektet ndër-kontinentale të TIK që promovojnë furnizues/kompani të besueshme për rrugët digjitale alternative që lidhin Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë. z.q

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY