Holta Zaçaj shpjegon vendimin e Kushtetueses për emigrantët dhe kërkesën për paga...

Holta Zaçaj shpjegon vendimin e Kushtetueses për emigrantët dhe kërkesën për paga më të larta

140
0
Shares

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj tha sot se kërkesën për rritjen e pagave nukbia kanë nisur qeverisë por Kuvendit duke mohuar kështu zërat se Kushtetuesja komunikoi me qeverinë në lidhke me rritjen e pagave duke vënë kështë në dyshim integritetin e Gjykatës.

Gjyqtarët e Kushtetueses marrin 290 mijë lekë pagë neto, u shpreh kryetarja e këtij institucioni, Holta Zaçaj, ndërsa theksoi se propozimi u nis për në Parlament për të rishikuar pagat, me qëllim rishikimin e hierarkisë së rrogës.

“Kur u rritën pagat, Gjykata Kushtetuese si institucion i pavarur i bëri propozim parlamentit ku kërkuan të rishihet paga. Formulimi që dërguan se duhet të ishte më e larta. Ne deshëm vetëm të korrigjonim hirearkinë e pagave në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë në vend dhe është më i paguari.

Qëllimi ishte të rregullohej ai parim i prishur në reformën në drejtësi. Nuk kërkuam më shumë, thjesht të vihej në vend parimi. Qeveria deshi ta korrigjonte dhe besoi se dërgoi një projektligj dhe shifrat që ka nxjerrë qeveria janë në bazë të se kush janë funksionarët e lartë më të paguar”, tha Zaçaj.

Sipas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, paga e gjyqtarit të këtij institucioni është i afërt me ato të një gjyqtari të shkallës së parë.

“Shifrat nuk i kemi prodhuar ne, di të them se rroga është 390 mijë lekë të reja bruto ose 290 mijë lekë neto, shumë afër me gjyqtarin e shkallës së parë. Është shumë e krahasueshme”, tha Zaçaj.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka sqaruar më tej edhe vendimin për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Ajo u shpreh se shteti shqiptar ka përgjegjësi në lidhje me zonat që do t’i jepen në administrim shtetit italian. Zaçaj theksoi se juridiksioni shqiptar aty është i pamohueshëm dhe vjen nga Kushtetuta ku shteti shqiptar ka detyrimin për të qenë përgjegjës për zbatimin e të drejtave kushtetuese, por edhe vetë Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimi është duke u punuar, kështu që unë do t’i përmbahem vetëm asaj çfarë është thënë në deklaratën për shtyp sepse për sa kohë vendimi është duke u punuar, draftimi dhe gjuha që do të përdoret është akoma në procesin e vet të temperimit. Për ne gjyqtarët kushtetues mënyra se si shkruhet është shumë e rëndësishme. Ajo që gjykata tha me bindje është që shteti shqiptar vazhdon të ketë juridiksion. Pra ne nuk thamë asnjë gjë në lidhje me këtë, të paktën në kohën që u dha vendimi thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, pra nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar në lidhje me këto zona që jepen në administrim të shtetit italian dhe e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në kuadër të së drejtës ndërkombëtare të vetën siç është koncepti i mosdëbimit ose koncepti i faktit që azili kërkohet në vendin e parë të sigurtë. Duke qenë se këta persona priten nga shteti italian dhe në territorin e tij, patjetër shteti italian duhej të vazhdonte të kishte juridiksion për trajtimin e çështjeve të migracionit dhe azilit. Por ajo që ne thamë dhe që shkruam në kuptimin e një juridiksioni të dyfishtë apo të juridiksionit ekstraterritorial të detyrimeve që vijnë nga instrumentet ndërkombëtarë, pra qoftë nga konventa për statusin e refugjatit të vitit ’51, qoftë nga konventa e të drejtave të njeriut, me këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh. Pse? Sepse marrëveshja vetë futet në hierarkinë e normave të shtetit shqiptar, por është e nënvarur, është e vendosur në një rang hierarkik më të ulët nga vetë Kushtetuta, ndërkohë që dhe vetë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut është sipas nenit 17 është në nivel kushtetues. Pra të gjitha këto të drejta vazhdojnë të mbivendosen mbi atë çfarë thuhet në vetë marrëveshjen. Kështu që në këtë kuadër ky juridiksion i pamohueshëm që vjen nga Kushtetuta ka detyrimin shteti shqiptar për të qenë përgjegjës për zbatimin e të drejtave kushtetuese, por edhe vetë Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut vazhdon të mbetet dhe nuk mund të vihet në diskutim. Përtej kësaj do ta quaja të parakohshme. Kini parasysh që unë flas këtu jo në emrin tim, flas në emër të trupës dhe më duhet që çdo opinion dhe informacion që kam ta kem të rakorduar me trupën”, tha Zaçaj.

Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë vendosi të rrëzojë me 5 vota kundër dhe 4 pro kërkesën e 30 deputetëve demokratë që kërkonin shpalljen e marrëveshjes për azilkërkuesit me Italinë si antikushtetuese, çka i hap rrugën ratifikimit të saj në parlament. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY