Berisha, thirrje për protestë masive nesër te Parlamenti: Lini çdo gjë, bashkohuni...

Berisha, thirrje për protestë masive nesër te Parlamenti: Lini çdo gjë, bashkohuni me deputetët e opozitës

92
0
Shares

Nesër çdo qytetar duhet të lejë çdo gjë, të bashkohet me deputetët e opozitës para parlamentit. Parlamenti nuk është i trafikantëve, tha kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para protestuesve tek apartamenti i tij në Tiranë.

DEKLARATA/ Nuk ka asgjë më qesharake, më absurde se sa të pretendosh se pas këtyre barbarive Edi Rama do të rrëzohet me votën e lirë.
Se Edi Rama do të pranojë rotacionin.
Edi Rama me ata buldozerë që shembi teatrin, në atë frymë shembi parlamentin. Nesër protestohet para parlamentit si në asnjë tjetër parlament në botë.
23 deputetë tuaj nuk hynë dot në sallën e parlamentit sepse i kanë përjashtuar Rama dhe Linda e tij sikur ta kishin parlamentin pronë private dhe jo tempull i demokracisë së qytetarëve.
Ndaj dhe nesër çdo qytetare, qytetarë, duhet të lejë çdo gjë, të bashkohet me deputetët e opozitës para parlamentit.
Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i trafikantëve.
Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i krimineleve.
Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i hajdutëve dhe vjedhësve. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY