6 persona u plagosën, njëri prej të cilëve ka mbetur i bllokuar në mjet pasi dy makina u përplasën në aksin Bilisht-Korçë.
”Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë”, njoftoi policia e Korçës.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai”, shtetasit K. H.
Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/