Protestë në Romë në mbështetje të Berishës

Protestë në Romë në mbështetje të Berishës

128
0
Shares

U mbajt sot ne Romë protesta e deges se Partise Demokratike Rome, ne mbeshtetje te kryetarit te PD, Sali Berisha.

Protestuesit u mblodhën në Piazza Albania të kryeqytetit italian.

Protestuesit u shprehën se do të jenë pjesë e protestave kombëtare që  do të mbahen në Tiranë dhe me votën e emigrantëve do të rrëzojnë nga pushteti regjimin.

Një protestuese tha se arsyeja e emigrimit është qeveria e korruptuar që është në pushtet dhe ka shkatërruar të gjithë vendin.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodh në Shqipëri dhe të gjitha kronikat në televizione janë kronikat e zeza, kjo nuk është Shqipëria që duam. Ai regjim që është tani në pushtet më ka detyruar të largohem ashtu si dhe ju, duhet të ngremë zërin për vendin tonë, për shqiptarët dhe gjërat të vihen në vendin e duhur”- u shpreh vajza. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY