U kapën në Tiranë me armë zjarri pistoletë e municion luftarak, vihen në pranga dy shtetas.
Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pistoleta me krëhra dhe municion luftarak, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.
Punohet për Identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/