60 milionë euro kanë shkuar në Dubai, tha sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa shtoi se Blerim Hoxha që përmendi mbrëmë si aksioner të inceneratorit të Tiranës, Arben Ahmetaj, është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
“Arben Ahmetaj përsëriti para jush atë që secili prej jush shtron.
Ore ku janë, ku shkuan 130 milionë euro gjer tani për djegësin e Tiranës, në një kohë kur aty nuk ekziston as nam dhe nishan.
Po normal që ju pyesni, ku janë, ku shkuan, çfarë u bë me miliona e miliona që morën mediat që vjellin vrer nga mëngjesi deri në darkë kundër jush?
Çfarë u bë me milionat që u faturuan të moshuarve në azilet e Shqipërisë, pa e ditur që ekzistojnë?
Miq, nuk ka aktakuzë më të rëndë për Altin Dumanin.
Altin, Rruga e Shpresës të pyet ty, pse e mbyll gojën ti për 130 milionë euro të zhdukura? Sa ke marrë ti për të mbyllur gojën? Sa miliona euro të kanë paguar ty djegësit për të injoruar këtë vjedhje të tmerrshme?
Çfarë tha Arben Ahmetaj? Folloë the Money! 60 milionë kanë shkuar në Dubai me një Blerim Hoxha, do vijmë aty një ditë tjetër.
Çfarë u thotë Dumani shqiptarëve për Blerim Hoxhën, që e ka denoncuar Belind Këlliçi në mënyrë të përsëritur nga selia e PD, dhe që mbrëmë Arben Ahmetaj tha se Blerim Hoxha ka transferuar në Dubai 60 milionë euro.
Blerim Hoxha është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, tha ndër të tjera Berisha ndërsa komentoi interviatën që dha mbrëmë ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj. r.p





