ARRSH: Rrugët ku ka borë, rrugët ku ka rënie gurësh dhe “rrugët”...

ARRSH: Rrugët ku ka borë, rrugët ku ka rënie gurësh dhe “rrugët” ku nuk ka rrugë

106
0
Shares

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë.

Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje.
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY