Blendi Gonxhe në konflikt interesi, vijon pronar i Albarent ndërkohë edhe ministër....

Blendi Gonxhe në konflikt interesi, vijon pronar i Albarent ndërkohë edhe ministër. Çfarë thotë ligji

129
0
Shares

Blendi Gonxhja, ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e ka marrë dhe qëndron në detyrë në shkelje të ligjitnpasi vijon të jetë pronar me 100% të aksioneve të kompanisë private Albarent.

“Sipas ekstraktit të lëshuar nga QKB më datë 19 janar 2024 subjekti tregtar Albarent shpk me status aktiv, vazhdon të ketë ka si pronar me 100% të kapitalit shtetasin ministër Blendi Gonxhja”, tja sot zëdhënësja antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli.

Ligji për konfliktin e interesave në nenin 27, pika B dhe C,  Nr.9367 thekson:

“Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri: b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj”.

“Në këto kushte Partia Demokratike dhe besoj çdo qytetar i përgjegjshëm bën pyetjen: Si mundet të ushtrojë detyrën e lartë shtetërore të ministrit pronari i shoqërisë tregtare Albarent shpk?

A është ai në konflikt interesi?

A do ta përdorë postin për të favorizuar firmën e tij nëpërmjet koncesionesh, tenderash etj?

Pse është shpërfillur ligji nga kryeministri, presidenti dhe vetë ministri? Ku e gjejnë këtë arrogancë dhe forcë që i bën ta shohin ligjin si të ishte mobilje zyre?”, theksoi Vangjeli.

Blendi Gonxhja, përpara marrjes së detyrës së ministrit duhej, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY