Atë që nuk ia del me institucionet, DEA ia del me qytetarët,...

Atë që nuk ia del me institucionet, DEA ia del me qytetarët, sërish thirrje për info nga ambasada amerikane

121
0
Shares

Kur në mars të 2023 DEA amerikane bëri një thirrje për informacion në lidhje me trafiqet ne tel e saj, shumëkush u befasua.

Por sot DEA ka bërë edhe thirrjen e dytë duke theksuar se ka patur sukses me infot që kanë mbërritur nga thirrja e parë.

Në mungesë të besimit tek institucionet ka gjithnjë një rrugë për të ndjekur, atë të institucionit që nuk manipulon, qytetarët.

Thirrja e DEA:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY