Kur në mars të 2023 DEA amerikane bëri një thirrje për informacion në lidhje me trafiqet ne tel e saj, shumëkush u befasua.
Por sot DEA ka bërë edhe thirrjen e dytë duke theksuar se ka patur sukses me infot që kanë mbërritur nga thirrja e parë.
Në mungesë të besimit tek institucionet ka gjithnjë një rrugë për të ndjekur, atë të institucionit që nuk manipulon, qytetarët.
Thirrja e DEA:
Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/