SPAK refuzon kërkesën e Berishës për marrjen pjesë në seancat plenare

SPAK refuzon kërkesën e Berishës për marrjen pjesë në seancat plenare

92
0
Shares

SPAK refuzoi kërkesën e kreut të opozitës, Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat plenare të Kuvendit.

Kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare e kishin bërë avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj, por nuk është miratuar ndërkohë që mbetet të shqyrtohet fakti nëse Berisha mungon 6 muaj, a mundet SPAK ti heqë imunitetin.

Ndërsa Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 24 janar për shqyrtimin e ankimit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, që qëndron në fuqi prej 20 ditësh.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë edhe ankimin kundër vendimit që refuzoi përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

Marrja në pyetje nga SPAK e kreut të PD Berisha bëhet më 23 janar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY