Rama merr në mbrojtje Begajn: Nuk është si Presidentët që luftonin kundër...

Rama merr në mbrojtje Begajn: Nuk është si Presidentët që luftonin kundër qeverisë

78
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u bë barrierë këtë pasdite ndaj sulmeve të opozitës në drejtim të Presidentit Bajram Begaj fill pas dekretimit nga ana e Begaj të ligjit për komisionet hetimore.

Ai ka postuar një mesazh mbështetës ku thekson se ka kaluar koha kur Presidenti punonte kundër qeverisë, duke patur parasysh presidentët e mëhershëm Bujar Nishani dhe Ilir Meta.

Postimi i Ramës: Ka perënduar me kohë koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov, siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!

Ky vend është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë në çdo aspekt drejt #Shqipërisë2030.

Prandaj Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY