Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi ashpër sot presidenti Bajram Begaj për dekretimin e ligjit për komisionet hetimore.
DEKLARATA E BARDHIT/ Nëse lexoni njoftimin e Presidentit do të gjeni parimin që presidenti ka mbi zbatimin e kushtetutës. Shpallja e ligjit sot është bërë në parimin që nëse Rama do të jepte dakordësinë për ta rishikuar, presidenti do gjente argumente kushtetues për ta kthyer ligjin. Ka qenë mazhoranca ajo, që nuk ka patur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat arrogante ndaj opozitës. Prandaj dhe Begaj pas sjelljes së tij të hënën, unë e kam njoftuar kabinetin e Presidentit, mbi atë që do të bënim në seancë dhe ishte zgjedhja e tij që të keqpërdorej nga Rama.
Këtë thotë njoftimi i presidentit, i cili ndër të tjera citon edhe një të pavërtetë, që thotë se opozita ka shmangur një dialog politik. E vërteta është që opozita prej tre muajsh është në betejë në Kuvend për të kërkuar të drejtat dhe në cdo mesazh që kemi përcjellë kemi shprehur gatishmërinë për të gjetur zgjidhje.
Sot Presidenti humbi mundësinë të jetë mbi palët dhe të jetë garant i kushtetutës. Pra nëse ne biem dakord me mazhorancën presidenti e kthen ligjin për rishqyrtim. Në fakt detyra është ta kthejë kur konstaton problematika dhe vetë presidenti ka konstatuar problematika. Është akt i turpshëm i presidentit, i cili jo vetëm vendosi të miratojë dhe të shpallë me ligj antikushtetuese, i bëj thirrje të ngrihet në lartësi, i dha fund shansit që i kishim dhënë presidentit që ta përmbushte këtë mision. Nëse do të kishte kompromis do ta kishim mbyllur vetë këtë çështje, roli është për të qenë mbi palët jashtë njërës apo tjetrës palë. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/