Pushuesit në plazhin e Divjakës edhe në ruajtje të faunës detare.Ata kanë vënë re një specie të rrallë breshke ujore dhe kanë njoftuar komisariatin e Policisë Lushnje dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier, ku këta të fundit ,me specialistët e natyrës pasi bënë identifikimin dhe përcaktimin e species së rrallë, morën të gjitha masat dhe kjo specie ujore e llojit Caretta Carretta me peshe rreth 60 kg, u kthye e lirë në det.
Gjatë sezonit verorë shumë specie detare përfundojnë në brigje të banueshme dhe keqtrajtohen nga banorët e zonave apo pushuesit.
Së fundmi, informacionet dhe thirrjet e bëra nga shoqata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve dhe specieve detare,kanë ndërgjegjësuar popullatën rreth brigjeve detare për rëndësinë e këtyre specieve të rralla që vizitojnë brigjet tona./ATA/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/