Delegacioni i BE në Tiranë deklaroi sot për mediat se nuk ka negocuar asgjë dhe me askënd në lidhke me reformën zgjedhore.
Ata rrëzojnë kështu deklaratën e Lulzim Bashës se ndërkombëtarët kanë ndërhyrë në çështjet e Reformës Zgjedhore.
Në një reagim për gazetarin e News24, Osman Stafa, ata janë shprehur se nuk janë përfshirë në asnjë ndërmjetësim dhe kanë theksuar nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR, rapoeton balkanweb.
Z. Basha pas seancës së sotme plenare, në një deklaratë për mediat, njoftoj se me ndihmën e Ambasadës suaj, ka bindur PS që të arrijë dakorësinë me Enkelejd Alibejan (bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore) për Reformën Zgjedhore. A mund të konfirmoni nëse keni ndërmjetësuar ju dakordësinë që Lulzim Basha pretendon se është arritur mes Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeaj? A mund të na jepni detaje mbi negociatat e zhvilluara.
Përgjigja: Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve. BW&droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/