Detaje tronditëse kanë dalë në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar në Greqi nga kunati i tij, sipas mediave greke që ka publikuar 50-vjeçarin Fatmir Tarellari.
“Më ‘helmoi’ fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba ”, pohoi 50-vjeçari, duke shtuar se e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij filloi t’i kërkonte shpesh para. Kjo ishte koha kur vajza i zbuloi atij tmerrin që po hiqte nga vëllai i gruas së tij .
“Herën e fundit që vajza ime studionte, më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më telefonoi duke më thënë se i kishte borxh qiranë, ndërkohë që unë i dërgoja para në mënyrë të rregullt.
Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka që jetonte me 33-vjeçarin që e përdhunonte dhe videot që ai kishte duke e shantazhuar dhe duke i marrë paratë”, ka rrëfyer ai.
Sipas vajzës, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme.
Kur vajza ka filluar punën herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.
Kur babai i 18-vjeçares mësoi tmerrin që kishte jetuar vajza e tij, ai kaloi pranë shtëpisë së tij në Argallasti Pelion, mori armën që kishte me leje dhe shkoi në Agria.
Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, ka qëlluar duke e lënë të vdekur, raporton media greke. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/