Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në azilin e pleqve në Poliçan, ku pas një zjarri humbën jetën dy të moshuar, 3 punonjës të qendrës janë pezulluar.
Mësohet se janë pezulluar nga detyra drejtoresha e institucionit, Aurora Doko si dhe dy kujdestarë, Vjollca Bakiu dhe Dhurata Karamani. Po ashtu, raportohet se kjo masë do të vijojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sot rreth orës 06:00 pas një zjarri që ra në ambientet e azilit humbën jetën Tahir Senka, 84 vjeç, banues ne fshatin Lybesh, dhe Mustafa Kaceli, 81 vjeç, banues ne fshatin Veleshnje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/