Xhafer Loka mbetet në burg, kunati rrëfen fjalët e fundit të Bedries,...

Xhafer Loka mbetet në burg, kunati rrëfen fjalët e fundit të Bedries, vjehrra mohon sherret, jetoi ‘n’shpinë të lekut’

157
0
Shares

Gjykata e Durrësit vendosi arrest me birg sot ndaj Xhemal Lokut me akuzën për çuarjen drejt vetëvrasjes së gruas së tij, Bedrie Loku dhe armëmbajtjes pa leje.

Babai i 4 fëmijëve ka mohuar akuzat, ndërsa theksoi se ai nuk ka pasur konflikte me gruan.

“Nuk kemi patur debate me gruan. Nuk e kam çuar në vetëvrasje. Gruaja ka pasur shqetësim adresën e TikTok-ut. Me jepni një masë më të lejtë pasi kam 4 fëmijë për të mbajtur. Jam bërë për të vrarë veten”, ka thënë Loka në seancë.

Ndërkaq ai ka mohuar të ketë mbajtur armë në banesë duke thënë se të tjerë mund ta kenë vendosur armën atje.

Ndërsa pak më herët në një prononcim për mediat ka folur edhe vëllai i Xhemal Lokës, Fatmir Loka. Ai hedh poshtë çdo akuzë ndaj vëllait të tij, Xhemal Loka. Fatmiri ka qënë në spital në momentet e fundit të Bedries ndërsa thotë se pak para se të vdiste u ka kërkuar falje.

Fatmir Loka: Unë kam  qenë dy herë te spitali “Nënë Tereza” dhe e kam pa, ka qenë në gjendje kome, nuk ishte në gjendje fizike, nuk kishte mundësi në asnjë krah. Nga ora 12 deri në orën 14, vazhdoj të përmendet Bedria. Kemi hyrë brenda, na kanë lejuar të futemi.

-Keni komunikuar me Bedrien gjatë kësaj kohe?

Fatmir Loka: Po kemi komunikuar, edhe unë, edhe vëllai, edhe goca e vëllait Rozalinda. Na ka kërkuar falje pse piu helmin.

-Me kë e ka bërë këtë komunikim dhe çfarë ju tha, fjalët e fundit?

Fatmir Loka: Të vetmen gjë, se na ka kërkuar falje. Si mua, vëllait dhe gocës. Kjo ka qenë gjithë arsyeja, kemi bërë të pamundurën sepse t’i japim mundësi…Edhe diçka të trupit tim t’ja kaloj asaj, po gjithsesi këta ma kalojnë ndryshe…Unë kam qenë te spitali. 24 orë pa pushim. Si atje, si ditën e varrimit deri në arrestimin e vëllait tim. Unë kërkoj të drejtat e njerëzve, të zbardhet e vërteta. E vërteta është kjo! Vëllai im s’ka…

-Si erdhën këto akuza nga vëllai i Bedries apo deklaratat e fëmijëve që vëllai juaj e ka kërcënuar? Janë të vërteta këto sherre në familje?

Fatmir Loka: Jo, kanë pasur shumë komunikim të mirë. Akuzat mund të vazhdojnë, s’ka të bëjë fare.

-Vëllai juaj ka qenë i shqetësuar për fjalët denigruese që qarkullonin në rrjetet sociale për gruan e tij?

Fatmir Loka: Jo fare, i ka dhënë kurajo. Do ta gjej se kush është i ka thënë, i ka dhënë premtimin. Nuk i shkuan vëllezërit e nuses për mbrapa, ai ka qenë i vetmi që e ka marrë përsipër. Ka shku i ka kap vajzën e tezes së Bedries, i merrte në telefon, mos më kaloni në depresion se do t’a kthej ndryshe me ju, jo me nusen time.

Edhe Sanije Loka, vjehrra e 41-vjeçares Bedrie Loka, mohon që mes djalit të saj Xhemalit dhe nuses të kishte konflikte.

Si ndiheni nga kjo ngjarje?

Sanije Loka: Shumë keq, na ka vrarë opinioni, na ka vrarë sedrën

Sot akuzohet djali juaj…

Sanije Loka: Po edhe unë akuzohem.

Po për çfarë?

Sanije Loka: Unë akuzohem që dua t’i marr shtëpinë, katin e 2-të, kam parë lajmet. Unë akuzohem se nëna do të fshehte armë, e kam, dëgjuar në lajme sot, prandaj do të shkoj të bëj denoncimin, do të gjendet se kush.

Ka pasur konflikte mes çiftit mesa keni dijeni ju?

Sanije Loka: Për Zotin jo. Të thashë ‘jetë-zemër’, s’ka emër Bedrija-Xhemal, ‘o jetë, o shpirt’.

Është pretenduar që njëri nga fëmijët e ka denoncuar për dhunë të atin, është e vërtetë? Keni komunikuar me fëmijët e Bedrijes?

Sanije Loka: Nuk di gjë, nuk na kanë thënë gjë, le t’i bëjnë lojërat.

Djali juaj jetonte më tepër jashtë sesa në Shqipëri?

Sanije Loka: Djali ka qenë në Greqi, ai ka qenë në Korfuz dhe unë kam qenë në Korfuz.

Pse mendoni që mund të ketë marrë një veprim të tillë Bedrija?

Sanije Loka: Pse ka marrë veprimin e helmit? Do dalë në një vend…

A ka ndikuar adresa e hapur në TikTok në gjendjen e Bedrijes?

Sanije Loka: Edhe bëhet ajo, se më dënon dhe mua opinioni, jo atë që e ka pasur të saktë.

Si ishte e saktë?

Sanije Loka: Afërmendsh, si të flasësh në internet e gjëra, asaj ia mbushte mendja tamam. Dhe djali nuk i tha gjë.

Si ishte sjellja e Bedrijes?

Sanije Loka: Mirë ka qenë, pastaj s’di gjë sepse nuk kam ndenjur këtu, 7 muaj kam ndenjur në Greqi.

Me familjarët e Bedrijes keni komunikuar, në lidhje me akuzat që ajo nuk ka qenë kurrë e lumtur?

Sanije Loka: Nuk qe ajo e lumtur te djali im.. siç ka qenë ajo te familja e djalit tim të kishin qenë fëmijët e mi, ‘n’shpinë të lekut’. Po të them kur janë mbledhur 40 mijë euro, sa 40 mijëshe kanë ardhur Bedrija i ka pasur aty, pikë. Ai vëllai që flet ato fjalë nuk e ka ditur se kush është motra. Kur kanë parë lekët që janë vjedhur 40 mijë euro ka ardhur atje.

Po keni ndonjë të dyshuar?

Sanije Loka: Për kë, për lekët?

Për ngjarjen.

Sanije Loka: Jo-jo-jo, ata e dinë vetë. Për ngjarjen e lekëve s’di gjë.

Fakti që tani djali juaj është arrestuar, si e komentoni?

Sanije Loka: Mua më vjen keq, se e kam djalë. Por të fundosin të tjerët.

Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë helm në shtëpinë e saj në lagjen Stalla të Sukthit. Ajo ishte nënë e 4 fëmijëve, 1 vajze dhe 3 djemve. Në pranga për ngjarjen e rëndë në pranga ka rënë bashkëshorti i saj, Xhemal Loka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY