70 vende të lira në Gardën e Republikës, hapet konkurimi

70 vende të lira në Gardën e Republikës, hapet konkurimi

226
0
Shares

Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç mund të bëhet pjesë e konkurimit për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se Garda e Republikës ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe transformi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla fton çdo të ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç të bëheni pjesë e Gardës pasi është shpallur konkurimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë.

Ata mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike.

Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet, Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY