PRRENJAS/ Omeri vihet në pranga për kanosjen e një gruaje për grabitje

PRRENJAS/ Omeri vihet në pranga për kanosjen e një gruaje për grabitje

186
0
Shares

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim, për dy vepra penale.

Policët për Hetimin e Krimeve kundër Personit kanë ndaluar shtetasin Festim Omeri, 34 vjeç, banues në Prrenjas.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas, në vitin 2019, ka kanosur një shtetase, për t’i marrë shuma parash. Gjithashtu, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, gjatë hetimit të çështjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY