Tentoi të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me taksinë e tij, 2 çanta me lëndë narkotike kanabis dhe armë zjarri me municion, kapet nga policia e Pogradecit dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
Sekuestrohen 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me municion.
U bë arrestimi në flagrancë i Murat Manukës, 51 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se një shtetas po lëvizte në dalje të qytetit të Pogradecit, me një automjet taksi, me të cilin dyshohej se mund të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, lëndë narkotike dhe armë zjarri, koordinuan veprimet dhe tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, bënë ndalimin e këtij automjeti, me drejtues shtetasin M. M.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjetën 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e futur në dy çanta, dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/