Apeli i Posaçëm ia mban celularin Monika Kryemadhit

Apeli i Posaçëm ia mban celularin Monika Kryemadhit

128
0
Shares

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk i ka kthyer celularin Monika Kryemadhit.

SPAK i ka sekuestruar celularin e saj në një nga bastisjet që ka bërë pak kohë më parë në një banesë të të afërmëve të deputetes.

Besohet se SPAK po kryen një hetim pasuror ndaj deputetes së Partisë së Lirisë. Kryemadhi e pranoi pak kohë më parë se ajo po hetohej nga SPAK. a.b

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone), dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY