Mandati i Ahmetajt në ‘tregun’ e PS, nëse e refuzon Bici mund...

Mandati i Ahmetajt në ‘tregun’ e PS, nëse e refuzon Bici mund ta marrë prapë një grua

288
0
Shares

Arben Ahmetajt pritet ti hiqet mansati me hapjen e sesionit të ri palamentar duke patit parasysh se  herën e fundit u shfaq në Parlament në fillim të korrikut 2023.

Ai mbush 6 muaj mungesë dhe sipas nenit 71 pika 2 të kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Drejtuesja e kadastrës, Dallëndyshe Bici është në listën e PS për Tiranën dhe nëse kjo nuk e merr mandatin, atëherë në listë i radhës është juristi Plarent Ndreca e cili ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ka marrë 4008 vota në Tiranë.

Mbetet e paqartë nëse është siguruar raporti gjinor pasi në të kundërt mandati i Ahmetajt refuzuar nga Bici do të merret nga një tjetër grua.

Seancat parlamentare rikthehen më 15 janar, ku do të mbahet seanca e parë për sesionin e ri. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY