Një turiste e huaj u plagos në mesnatë me armë zjarri në bulevardin ‘ZoguI’ në Tiranë, afër spektaklit të madh të ndërrimit të viteve.
Ende nuk dihet burimi i hoditjes por dyshohet të jetë plumb qorr.
“Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. a.b




