Ilir Meta dhe Gazment Bardhi: Vendimi për Sali Berishën, përndjekje politike

Ilir Meta dhe Gazment Bardhi: Vendimi për Sali Berishën, përndjekje politike

128
0
Shares

Ka reagiar ndaj arrestimit të kreut të opozitës, Sali Berisha, kreu i PL, Ilir Meta.

Ai e konsideron arrestimin e Berishës si përndjekje ekstreme politike.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, deklaron Meta.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se  masa e caktuar këtë të shtunë nga Gjykata e Posaçme ndaj Berishës është abuzim me ligjin.

“Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën. E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politike, qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji. Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës”, deklaron Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD thotë se një akt i tillë nuk është i denjë për një vend të NATO-s.

“Përndjekja politike ndaj opozitës do ta radhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet. Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standardeve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!”.

Gjykata e Posaçme pranoi ditën e sotme kërkesën e SPAK ndaj Sali Berishës për të futur në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, duke i ndaluar edhe kontaktet.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY