Policia e Tiranës ka dhënë hollësira në lidhje me konfliktin e sotëm te shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi”.
Sipas Policsë vendore, mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 09:30, dhe janë përfshire disa nxënës adoleshente. Fillimisht nxënësit janë konfliktuar me grushte dhe më pas me sende të forta (celular)
Për pasojë, nxënësi Serxhio Lleshaj, ndodhet në SQU ku po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetë ndërsa nxënësit e tjerë Serxhio Nikolli dhe Frensis Taja, të cilët kanë marrë masë disiplinore nga shkolla ndërsa ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 2.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të këtij konflikti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/