Kakavijë, kalojnë pa letra 4 kamionë me elektroshtëpiake, në pranga doganierë e...

Kakavijë, kalojnë pa letra 4 kamionë me elektroshtëpiake, në pranga doganierë e transportues

138
0
Shares

Përgjatë aksit rrugor Kakavijë – Fier policët kanë ndaluar 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara, me qëllim verifikimin e dokumenteve, me të cilin ishin pajisur nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë.

Pas verifikimit të kryer, Policia Gjyqësore e AMP, në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë, kanë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;

– A.A., Doganier, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Kakavijë;

– ⁠E.SH., Doganier fizik në Degën Doganore Kakavijë;

– ⁠U bë shpallja në kërkim e shtetasit A.M., me detyrë Doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës, me shërbim në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasit F.R., N.S. dhe G.SH.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, i shtetasve (drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara);

– V.D., 40 vjeç;
– ⁠TH.M., 48 vjeç;
– ⁠R.I., 41 vjeç;
– ⁠A.XH., 45 vjeç;
– ⁠A.M., 50 vjeç;
– ⁠F.O., 39 vjeç;
– ⁠U procedua në gjendje të lirë shtetasi P.Q.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY