2 tonë kokainë u kapën në një anije me destinacion Spanjën ndërsa një pjesë e kësaj ngarkese ishte për organizatën kriminale shqiptare “Farruku”, sipas mediave të huaja.
9 persona janë arrestuar në Spanjë dhe Portugali.
“Farruku” është një organizatë e përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe e ka shtrirë aktiviten e saj në Spanjë. E krijuar në vitin 2008, anëtarët e saj akuzohen dhe për disa krime të rënda, si vrasje, pengmarrje dhe pastrim parash.
Operacioni i fundit u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA. Të arrestuarit u kapën në veriperëndim të Spanjës dhe në veri të Portugalisë.
Ndaj 9 të arrestuarve është ngritur gjithashtu dhe akuza pastrim parash. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/