EMRAT/ Dy mashtrues sillen në Tiranë nga emigracioni në Gjermani

EMRAT/ Dy mashtrues sillen në Tiranë nga emigracioni në Gjermani

243
0
Shares

Lokalizohen në Gjermani, si rezultat i sigurimit të informaconit të vendodhjes së tyre, nga DVP Tiranë, dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, dy shtetas.

Të ekstraduarit të dënuar me 5 vjet, dhe 6 vjet e 6 muaj, për mashtrim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore gjermane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bazë të këtyre informacioneve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”, janë lokalizuar dhe ekstraduar në Shqipëri, shtetasit:

– Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. a.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY